Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e një personi që është shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane për trafik droge. Ky person është nën hetim në Gjermani për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Mbajtje dhe shitje armësh luftarake dhe municionesh”.
Hetimi ka zbuluar se pasuritë e tij dhe të familjarëve janë më të mëdha se të ardhurat e tij të ligjshme.
Pas një hetimi pasuror të nisur në janar të vitit 2024, Prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të tij, përfshirë një arë në Zall Herr të Tiranës, një apartament dhe njësi me dy post-parking.
Ky veprim vjen në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe parandalimin e pasurive të krijuara nga veprimtari të paligjshme.