-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedia në Koçan, dyshime për kamerat dhe bllokun e pronarit të diskotekës

Kryesoret

Në lidhje me tragjedinë që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku humbën jetën 59 persona për shkak të flakëve, ka dalë në pah informacion shtesë dhe dyshime. Prokuroria maqedonase ka refuzuar të bëjë të ditur nëse në diskotekë ka pasur kamera sigurie natën e tragjedisë. Ajo ka deklaruar se në këtë fazë të hetimeve, nuk do të ndahen detaje të tilla.

Një tjetër informacion që po qarkullon në mediat maqedonase është se një objekt në afërsi të diskotekës mund të ketë regjistruar hyrjen e të rinjve, ndërkohë që pamjet e bëra me celular nga disa të pranishëm tregojnë se dikush është ngjitur mbi skenë me një fikës zjarri, por pa sukses. Mediat pohojnë se ai ishte pronari informal i diskotekës, Dejan Jovanov – Deko, dhe përdori një fikës të papërshtatshëm për shuarjen e zjarrit, që ishte i përshtatshëm vetëm për shuarjen e pajisjeve elektrike, dhe jo për një zjarr kaq të madh.

Po ashtu, mediat raportojnë për dyshime se pronari ka mbajtur një bllok, ku ka shënuar ata që ka dhënë ryshfet për të mbajtur në funksion biznesin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit