24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Fondet e Bashkisë Roskovec shkuan për bujtinën e mamasë së kandidates PS

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka denoncuar një skandal në Bashkinë e Roskovecit, ku është zbuluar se grante për bujqësinë janë përdorur nga mamaja e kandidates së PS, Zegjine Caushi, për ndërtimin e një bujtine.

Bardhi ka akuzuar Caushin dhe të tjerë të lidhur me pushtetin për abuzime dhe përfitime personale, duke theksuar se fondet nuk shkuan për njerëzit e zakonshëm, por për familjarët e kandidatëve.

“Refuzojini me votë kopjet e këqija të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut!

Nuk ka rëndësi ç’moshë kanë. Edhe kur janë të rinj, kanë mentalitetin e zhvatjes së parave, përfitimit personal dhe abuzimit me pushtetin. Përshembull, më e reja e listës së PS në Fier, Zegjine Caushi, ka çdo ves të pushtetit të kalbur nga abuzimet dhe korrupsioni të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

Ato pak fonde të Bashkisë Roskovec, ku prej kohësh ajo punon si zyrtare e lartë, rezulton se i ka marrë familja e kandidates për deputete. Nuk ka grante për njerëzit e zakonshëm dhe punëtor të Roskovecit, por vetëm për familjarët e tyre. Ky është modeli i pushtetit që kanë ndërtuar në këto 12 vjet. Gjithçka për vete, asgjë për njerëzit e zakonshëm!

Në 11 Maj, është radha edhe e socialistëve të ndershëm që të ndëshkojnë me votë ata që i braktisën, i zhgënjyen dhe i përdorën për pasurimin e vetes dhe të familjeve të tyre”, shkruan Bardhi.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit