-sidi education-spot_img
12.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj priti homologun sllovak Pellegrini në një ceremoni zyrtare

Kryesoret

Presidenti Bajram Begaj priti këtë mëngjes homologun e tij nga Sllovakia, Peter Pellegrini, në një ceremoni zyrtare në Presidencë. Ky është një moment historik, pasi është hera e parë që një president sllovak zhvillon një vizitë në Shqipëri.

Begaj shprehu mirënjohjen për vizitën, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve midis dy shteteve. “Sot, për herë të parë një President sllovak është në Shqipëri. Mirë se erdhe në Tiranë, Peter Pellegrini!”, u shpreh Begaj.

Pas ceremonisë, të dy presidentët do të zhvillojnë një takim të mbyllur dhe më pas një deklaratë të përbashkët për shtyp. Kjo vizitë ka si objektiv forcimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit