Kreu i PD-së, Sali Berisha, u shfaq në konferencën e tij për media me një statujë bufi, si përgjigje ndaj fyerjeve të kryeministrit Edi Rama, i cili e kishte quajtur “buf kënete”.
Berisha theksoi se bufi nuk ishte dhuratë për Ramën, por simbol i mençurisë dhe diturisë, duke e lidhur me perëndeshat e lashta të Greqisë dhe Romës. Ai shtoi se injoranca nuk mund të përdoret si argument për fyerjet ndaj tij.
“Filmojeni pak, ju lutem mos harroni. Pra kjo nuk mund të them se është një dhuratë për Edi Ramën, sepse ky është një simbol i mençurisë, i diturisë dhe i vendimit jo në shekuj, po në mijëvjeçarë.
Dhe vendosa ta sjell këtu para medieve dhe para publikut shqiptar se çfarë varfërie dhe shkretie kulturore ka njeriu që e citon, që e quan Sali Berishën çdo ditë, me emrin e simbolit më të arrirë të dijes, mençurisë dhe vendimit të Greqisë së Lashtë, të Romës së Lashtë.
Athina dhe Minerva, dy perëndeshat e njohura, njëra e grekëve, perëndeshë e diturisë, dhe e Minerva e romakëve, e njëjtë, nuk zgjodhën asnjë shpend tjetër si simbol të fuqisë së tyre mendore, por zgjodhën pikërisht bufin që u bë një personazh i dashur për të gjithë njerëzit e civilizuar.
Dhe Edi Rama mendon se mund të më fyeje mua duke më quajtur mua buf.
Injoranca nuk është argument, thotë Latini. Me keq e mbyllim këtë pjesë të konferencës për shtyp”, tha Berisha.