12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përmbytje në Bosnjë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Kryesoret

Reshjet e shumta prej disa ditësh kanë shkaktuar probleme të shumta në veri të Bosnjë-Hercegovinës dhe në Kroaci. Si pasojë e përmbytjeve janë mbyllur edhe disa shkolla në Bosnjë Hercegovinë.

Situata alarmante paraqitet në qytetin boshnjak Sanski Most. Ekipet e Mbrojtjes Civile kanë dalë në terren, ku po japin ndihmën në zonat që paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve.

Në Laktashi, në veriperëndim të Bosnjës dhe Hercegovinës, mbrëmjen e 27 marsit është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Në të gjitha shkollat e qytetit të Derventës, e cila eshte pjese e Republikës Serebe, është ndërprerë procesi mësimor ​​për shkak të rritjes së nivelit të ujit të lumit Ukrina.

Sipas Institutit Federal Hidrometeorologjik, reshje intensive priten deri më 29 mars, ndërsa më pas parashikohet stabilizim gradual i motit dhe ndërprerje e reshjeve deri më 3 prill.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit