Zëvendëspresidenti i SHBA JD Vance dhe gruaja e tij Usha Vance kanë mbërritur për një vizitë në bazën hapësinore të SHBA Pituffik në bregun veriperëndimor të Grenlandës.
“Me sa duket unë jam zëvendëspresidenti i parë që viziton Grenlandën,” u tha Vance trupave amerikane të mbledhura për të mirëpritur çiftin.
Vance u përshëndet nga kolonel Susan Myers dhe kryemjeshtri Sargent Holly Vaught në asfalt dhe tani është ulur për drekë me anëtarët e ushtrisë.
Gjatë diskutimit me zyrtarët ushtarakë Vance tha se “Siç e keni dëgjuar, ne kemi njëfarë interesi për Grenlandën nga administrata Trump, kështu që do të flasim pak për këtë me miqtë tanë në media.”
Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar vazhdimisht se do të marrë nën kontroll territorin gjysmë autonom danez. Trump ka theksuar se SHBA ka nevojë për Grenlandën për sigurinë kombëtare dhe nuk ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta marrë atë.