Klubi i Futbollit Partizani ka njoftuar se Sokol Haxhia është Drejtori Teknik i të kuqve. Ish-futbollisti i klubit të kuq rikthehet në shtëpi pas një karriere të gjatë në menaxhim.
“Sokol Haxhia është zyrtarisht Drejtori Teknik i FK Partizanit. Ish-futbollisti i klubit të kuq rikthehet në shtëpi pas një karriere të gjatë në menaxhim. Haxhia sot ka filluar punën së bashku me Drejtorin Sportiv Arbër Abilaliaj dhe përgjegjësin e Skautimit Altin Ferat për forcimin jo vetëm të ekipit të parë të Partizanit, por edhe të ekipit B dhe Akademisë tonë”, njoftojnë klubi i Partizanit.