-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali i dytë me mishin/ Denaj mbron AKU-në: E ka kryer detyrën

Kryesoret

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u prononcua në lidhje me filetot e bllokuara për shkak të përmbajtjes së salmonelës. Sipas ministres, AKU ka kryer detyrën e saj sipas protokolleve dhe është e angazhuar për të garantuar sigurinë ushqimore. Denaj theksoi ka pasur reagim por se nuk duhet të politizohet çështja e ushqimit dhe se rasti duhet të shqyrtohet nga institucionet përkatëse.

“Situata e AKU është e qartë; agjencia ka kryer detyrën dhe ka realizuar kontrollet e nevojshme. Sigurisht, lajmi është bërë publik, janë konfirmuar përgjigjet e analizave dhe i gjithë zinxhiri i kontrollit, për të cilin AKU ka denoncuar ata që kanë shkelur protokollet.

Çështja i takon insitucioneve si krimi ekonomik, policia që duhet të japin gjykimin përkatës. Nuk bëhet politikë me ushqimin, është shumë e rëndësishme që të verifikohen prononcimet në media nga institucionet shtetërore. Jo vetëm që kemi reaguar, por gjithashtu i kemi çuar çështjet përpara institucioneve.

Por, politikë me ushqimin nuk bëhet, institucionet janë aty për të garantuar zbatimin e protokolleve, të cilat janë të shkruara dhe të zbatuara nga ne. Jam gjithmonë në shërbim të sqarimit, por vetëm për publikun,” deklaroi Denaj./ Euronews

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit