17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moszbatimi i orarit të faljes së namazit, reagon Komuniteti Mysliman i Shqipërisë: Arsye teknike

Kryesoret

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar lidhur me shqetësimin e besimtarëve për moszbatimin e orarit të faljes së namazit të Bajramit në Sheshin Skënderbej.

Me anë të një postimi Komuniteti thotë se vonesa ishte për shkak të një problemi teknik komunikimi. Gjithashtu Komuniteti Mysliman i Shqipërisë kërkon falje për këtë rast dhe kërkon mirëkuptimin e besimtarëve.

“Kjo është një ngjarje që ka ndodhur për herë të parë në organizimin e bajramit, e cila u shkaktua për arsye teknike të komunikimit në Sheshin Skënderbej.
Krahas kësaj shprehim sqarimin e mëposhtëm se si të veprojnë besimtarët në këtë rast.
Në histori ka ndodhur shumë herë që një pjesë e besimtarëve të mos arrijnë faljen e namazit të bajramit. Kjo ka ndodhur edhe në kohën e Profetit (s.a.s), ku Enes b. Malik (r.a) nuk e ka arritur faljen e namazit të bajramit. Profeti (a.s) i ka treguar atij që ta falë namazin në shtëpi individualisht ose kolektivisht së bashku me familjen e tij, pa mbajtur hytbe. Dhe Enes b. Malik (r.a) e ka falur namazin e bajramit së bashku me familjen e tij.
Shumica e juristëve bazuar në këtë transmetim “hasen” të gjendur në veprën el-Musannef i Ibn Ebu Shejbe dhe mendimit që ndajnë Ibn Abbas, Ibn Mes’ud dhe Ali Ibn Ebu Talib (r.a), kanë shprehur se kush nuk ka arritur ta falë namazin e bajramit me bashkësinë e bësimtarëve, mund ta falë atë, në formën tradicionale, individualisht ose së bashku me familjarët.
Çdo besimtar që nuk ka arritur të falë namazin e bajramit ditën e sotme, mund ta kryejë atë ashtu siç ka vepruar Enes b. Malik (r.a), ditën e parë të bajramit ose ditën e dytë në kohën e paradites, duke nisur tek rreth 30 minuta pas lindjes së diellit deri rreth 30 minuta para se të hyjë vakti i drekës.
Duke shprehur ndjesën tonë për rastin në fjalë, kërkojmë mirëkuptimin tuaj të vyer. Ju urojmë edhe një herë Gëzuar Festën e Fitër Bajramit!”, thuhet në reagimin e Komunitetit Myslim i Shqipërisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit