Mbrëmjen e sotme në emisionin 5 pyetjet nga Babarmo po diskutohet për zgjedhjet e 11 majit. I ftuari i Partisë Demokratike Akil Kalaja u shpreh se ata kanë qenë të vërtetë ndyrshe nga socialistët.
“Me këtë fushatë qytetarët duhet të kuptojnë dhe të vendosin në peshore këtë gjëra se kush e bllokoi integrimin në mandat në Fier në 2005, dhe kush e futi Shqipërinë në NATO.
E dimë që në opinionin publik ka një degradim. Nuk më duket që Gaz Bardhi ka qenë besnik i Berishës. Ai ka qenë kundër tij, por ja që tani është pjesë e jona në PD. Pluralizmi politik duhet të respektojnë miqtë socialistët dhe ata duhet të respektojnë demokratë. Kauzat tona a janë të vërteta? Idividët që i kanë përcjell këto a janë të vërteta?”, tha Kalaja.