-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arlind Qori: Nëse zgjidhem deputet, nuk do jem kryetar i partisë

Kryesoret

Kreu i lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo u shpreh se nëse do zgjidhej deputet në Parlament, nuk do të ishte më kryetar i partisë, por do e kalonte stafetën. Qori nënvizoi se nëse qytetarët shqiptarë marrin pjesë masivisht në zgjedhje, sistemi politik aktual do të thyhet.

“Shqipëria ka ndryshuar. Nevoja dhe besimi se sistemi duhet thyer i bipolarizmit të PD-PS duhet thyer dhe për herë të parë pas 16 vitesh mund të ndodhë vërtetë, besimi është më i lartë se shumë vite më parë. Nëse do të zgjidhem deputet në zgjedhjet e 11 majit, kryetari i partisë “Bashkë” nuk do të jem unë, por do të jetë Redi Muçi. Ashtu siç e kam thënë edhe më parë, edhe kur kandidova për kryebashkiak të Tiranës dhe i qëndroj. Kryetari duhet të jetë shembulli i marrjes së përgjegjësive jo i përfitimeve, ai që vrapon më shumë se të tjerët dhe jep shembullin. Nëse qytetarët shqiptarë marrin pjesë masivisht në zgjedhje, sistemi politik aktual do të thyhet”, tha Qori.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit