Deputeti i Partisë Socisliste Arben Pëllumbi në emisonin 5 pyetjet nga Babaramo u shpreh se vota me 11 maj do të jetë për Shqipërinë drejt integrimit europian. Pëllumbi nënvizon se deri tani vetëm Partia Socialiste është më e besuara.
“Të gjitha kodet elektorale kanë avantazhe dhe disavantazhe, nuk ka të mirë e të keq. Për shkak të vendimit të Kushtetueses u desh të merrej një vendim në Parlament dhe tani jemi përballë këtij kodi. Objektivi i PS është të marrë mandatin e katërt, pavarësisht se vjen nga tre mandate dhe nuk është edhe aq e lehtë. Askush nuk ka lindur në politikë apo vdes në politikë, vjen një ditë që edhe mund të largohesh. Momenti në të cilin ndodhet Shqipëria është që të japim të gjithë kontributin tonë për fitoren, edhe për shkak të integrimit dhe projektit të BE. Kjo do jetë votë për Shqipërinë drejt integrimit europian, pasi është moment historik. Vota përcakton se cili është i besueshëm, deri tani PS ka qenë më e besueshme. PD përfaqësohet nga një personazh prej 35 vitesh, që lidhet edhe me histori të shëmtuara. Populli shqiptar nuk ka gabuar asnjëherë me votën e tij. Këtë herë kemi edhe BE-në në krah, pa atë s’e bënim dot”, tha deputeti socialist Pëllumbi.