Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali mori pjesë në përkujtimoren e 26-vjetorit të rënies dhe përurimin e shtatores së dëshmorit të kombit Indrit Cara.
Kjo është organizuar sot nga bashkia e Kavajës. Në ceremoni morën pjesë edhe presidenti Bajram Begaj dhe shumë personalitete të tjerë ku vendosën kurora me lule pranë shtatores së dëshmorit Indrit Cara.
Spiropali me anë të një postimi shprehet se sheshi në qendër të Kavajës është më i bukur dhe më domethënës.
“Nga sot, sheshi në qendër të Kavajës është më i bukur, më domethënës, më simbolik, i plotësuar me shtatoren e birit të qytetit, ushtarit të Kavajës dhe shqiptarisë, dëshmorit të kombit, të rënë në luftën për çlirimin e Kosovës, krenarisë së Kavajës patriote, luftëtarit të UÇK-së, Indrit Cara-Ushtar Kavaja.”, shprehet Spiropali.