-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qori: Nuk do dëgjoni ankesë nga unë dhe lëvizja pas 11 majit për vjedhje votash

Kryesoret

Në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo po diskutohet rreth zgjedhjeve të 11 majit. Arlind Qori nënvizoi se partia e tij ka ngritur struktura të organizuara për monitorimin e tyre dhe pas 11 majit nuk do dëgjonin asnjë ankesë nga ai apo partia e tij për vjedhje votash.

“Nuk do dëgjoni nga unë dhe lëvizja që drejtoj pas 11 majit ankesa për vjedhjen e votës. Ne kemi ngritur struktura për monitorimin e procesit zgjedhor dhe numërimit. Nuk do ankohemi për vjedhje votash jo sepse nuk do tentojnë t’i vjedhin, por nuk do i lëmë. Për sistemin zgjedhor mendoj se më shumë punë bën SPAK sesa ne si politikë. Nëse SPAK bën punën e tij, duke ndjekur politikën që ble votat, që kërcënon, që devijon apo vjedh votën, t’i ndëshkojë. Vota elektronike është më e mirë, por edhe me stilolaps mund të kontrollohet nëse funksionojnë strukturat. Vota e partive të vogla historikisht është vjedhur nga partitë e mëdha PD-PS, sepse ato nuk kishin njerëz të guximshëm”, u shpreh Qori.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit