16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shorti i Kampionatit Europian U-17, mësoni kundërshtarët e Shqipërisë

Kryesoret

Sot në “Shtëpinë e Futbollit” u hodh shorti për Europianin U-17, që do të mbahet në Shqipëri. Së bashku me Shqipërinë marrin pjesë Gjermania, Franca, Portugalia, Çekia, Belgjika, Anglia dhe Italia.

Grupet e turnet janë ndarë në dy pjesë. Shqipëria do të jetë pjesë e grupit A dhe tre përfaqësueset e tjera që i bashkohen këtij grupi janë: Franca, Gjermania dhe Portugalia. Pjesë e grupit B do të jenë: Italia, Belgjikë, Angli dhe Çeki.

Faza finale e këtij turneu do të luhet në katër stadiume në: “Arena Kombëtare”, Tiranë, “Elbasan Arena”, Elbasan, “Arena Egnatia”, Rrogozhinë dhe “Niko Dovana”, Durrës.

Shqipëria do të luajë ndeshjen hapëse të Kampionatit Europian U-17 ndaj Portugalisë më 19 maj në stadiumin “Arena Kombëtare”, në orën 18:00.

Finalja e madhe do të luhet më 1 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit