-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U largua nga shtëpia pa i thënë askujt, zhduket studentja shqiptare në Romë

Kryesoret

22-vjeçaren shqiptare, e cila është studente në Fakultetin e Statistikave në Universitetin Sapienza, ka humbur prej një jave. Aju u zhduk më 25 mars nga zona Furio Camillo ku jetonte në një apartament që ndante me disa shoqe.

Pasi u largua nga banesa, 22-vjeçarja shkëmbeu disa mesazhe në Whatsapp me shoqet e tjera të dhomës, mesazhet të cilat po hetohen.

Më pas, duke nisur nga e shtuna e datës 29 mars, Ilaria nuk i përgjigjej më askujt dhe kështu shoqet e dhomës njoftuan familjen e saj dhe shkuan për të denoncuar në polici.

Familjarët janë shprehur shumë të shqetësuar dhe kanë nisur një apel në rrjetet sociale, i cili ka kërcyer edhe në disa profile të komiteteve të banorëve të lagjeve të ndryshme dhe gjithashtu paraqiti një ankesë në stacionin e policisë në San Lorenzo.

Ndërkohë është aktivizuar dhoma e kontrollit në prefekturë dhe janë njoftuar të gjitha organet dhe shoqatat përgjegjëse për kontrollet. Ndër hipotezat për të shpjeguar zhdukjen, është se Ilaria u largua pas ndarjes me të dashurin, shkruan Corriere della Sera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit