Sot u nda nga jeta në moshën 93- vjeçare ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa. Margarita Xhepa lindi në 2 prill 1934.
Ditën e djeshme, më 2 prill, Margarita Xhepa festonte ditëlindjen. Aktorja është një nga figurat më të dashura të teatrit dhe filmit shqiptar. Zonja e madhe e skenës numëron mbi 150 role në teatër dhe 32 në kinematografi.
Margarita Xhepa mbetet në memorien e shqiptarëve në shumë filma si “Dimri i fundit”, “Koncert në vitin ‘36”, “Apasionata”, “Gjeneral Gramafoni”, etj.
Krahas titullit të lartë si “Nderi i Kombit”, gjerdani i kinemasë ka marrë vlerësim edhe në rolet e dramaturgjisë botërore.
Në vitin 2007 asaj iu dha “Çmimi i Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës” së Çehovit. Margarita Xhepës i është akorduar gjithashtu edhe titulli “Artiste e Popullit”.