19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emigrantët shqiptar heqin dorë nga gomonet, paguajnë deri në 23 mijë paund për të shkuar në Britani

Kryesoret

Disa emigrantë shqiptarë duket se kanë ndryshuar mënyrën e udhëtimit për në Britani, duke hequr dorë nga gomonet për të përdorur kamionë si mjet transporti.

Trafikantët po përpiqen të shmangin detektimin duke maskuar aktivitetet e tyre në rrjetet sociale, duke e paraqitur reklamën si artikuj lajmesh. Kjo ka bërë që shumë emigrantë që udhëtojnë përmes kamionëve të kalojnë pa u kapur nga autoritetet britanike, raporton Times.

Kjo metodë ka një kosto të lartë, deri në 23,000 paund për person, duke e bërë këtë rrugë më të shtrenjtë për emigrantët.

Reklamat e trafikantëve në TikTok shpesh përfshijnë mundësi pune në aktivitete kriminale, si kultivimi i kanabisit apo vjedhjet, duke përfshirë futbollistë të Premier League.

Pavarësisht përpjekjeve të TikTok për të fshirë këto reklama, trafikantët vazhdojnë të krijojnë llogari të reja dhe i drejtojnë klientët përmes WhatsApp-it, duke i bërë kështu më të vështira operacionet e zbulimit dhe ndalimit të këtyre grupeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit