-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren e Vlorës, Mirela Mishgjoni

Kryesoret

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Vlorës, Mirela Mishgjoni, e cila ishte konfirmuar më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 27/2024, datë 18.07.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 754, datë 05.04.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Mirela Mishgjoni.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 754, datë 05.04.2024 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Mirela Mishgjoni”, thuhet në vendim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit