-sidi education-spot_img
14 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gonzato: Nuk futeni dot në BE pa shoqëri civile aktive

Kryesoret

Ambasadori Silvio Gonzato deklaroi sot nga Tirana se integrimi në Bashkimin Europian është një proces gjithëpërfshirës, i cili nuk mund të mbetet vetëm në duart e institucioneve shtetërore apo të Kuvendit, por kërkon angazhim politik, mbështetjen e qytetarëve dhe pjesëmarrjen aktive të organizatave të shoqërisë civile.

“Të ecësh përpara drejt anëtarësimit në BE kërkon përkushtim të të gjithë aktorëve. Organizatat e shoqërisë civile duhet të luajnë një rol proaktiv, jo vetëm si zë kritik, por edhe si partner konstruktiv në negociata dhe vendimmarrje.

Një shoqëri civile e fortë është pjesë thelbësore e sistemit të balancës dhe kontrollit demokratik. Prandaj, konsultimi i saj në proceset vendimmarrëse është ndër shtyllat e asaj që ne e quajmë qasje themelore në anëtarësim.

Tani është momenti që rezultatet e këtij vlerësimi të bëhen publike, në mënyrë transparente, dhe të ndihmojnë në hartimin e rekomandimeve të mëtejshme për forcimin e këtij bashkëpunimi,” përfundoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit