Pasditen e sotme një aksident ka ndodhur në fshatin Bulgarec të Korçës. Një makinë ka përplasur këmbësoren 65-vjeçare me iniciale S.Q., e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Ndërsa policia arriti të identifikojë shoferin i cili u largua nga vendngjarja dhe e ka shpallur në kërkim 27-vjeçarin G.M. banues në Dërsnik. Ndërkohë materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Aksident në Korçë/ Përplasi këmbësoren, shoferi largohet nga vendgjarja