Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me incidentin e Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi me policinë e shtetit, që ende nuk ka një reagim për arsyet. Blushi shprehet se ky është një rrëmbim kriminal.
“Rrëmbimi kriminal në mes të natës dhe dhuna brutale e pajustifikuar e banditëve me uniformë të Narkopolicisë ndaj Kryetarit të Ballit Kombëtar, Z. Adriatik Alimadhi është vijim i represionit mafioz shtetëror të urdhëruar drejtpërdrejt nga Edi Rama ndaj drejtuesve të opozitës.
Dënojmë me forcën më të madhe këtë akt shumë të rëndë, një tjetër atentat politik ndaj pluralizimit politik dhe dëshmi e panikut të thellë e përpëlitjeve të fundit të Narkoshtetit që po shkërmoqet.
Ta shndërrojmë 11 Majin në ditën e Fitores Madhështore të Lirisë mbi Tiraninë që po jep shpirt” shkruan ai.