24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Risi të reja për shërbimet biometrike/ Hoxha: Mund të prodhojmë kartat e Identitetit nga një deri në tri ditë

Kryesoret

Ministria e Brendshme dhe Kompania IdentiTek SHA e prodhimit të dokumenteve biometrike njoftojnë disa risi të rëndësishme, që sjellin përfitime për qytetarët, duke synuar modernizimin dhe përmirësimin e shërbimeve.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe Administratorja e IdentiTek, Freskida Halilaj panë nga afër procesin në një zyrë aplikimi.

“Së pari, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi që nëpërmjet platformës në identiTek të aplikojnë për kuponin elektronik dhe më pas të vijojnë me prodhimin e kartave të identitetit. Së dyti, ky është një proces, që i cili vjen në ndihmë të gjithëve qytetarëve duke lehtësuar edhe një herë veprimet e tyre për marrjen e kartës. Sot, ne mund të prodhojmë kartat e Identitetit nëpërmjet një afati kohor nga një deri në tri ditë. Kjo do të bëjë edhe një herë shkurtimin maksimal të të gjitha afateve të pritjes për prodhimin e kartës së identitetit. Ne kemi edhe një element tjetër shumë të rëndësishëm, sa i përket rritjes së sigurisë së elementëve të pasaportës. “, tha Hoxha.

Ndërsa administratorja e IdentiTek tha se “Sot ne kemi lancuar kuponin elektronik, i cili e bën eksperiencën e qytetarit shumë më të thjeshtë duke qenë se aktualisht nuk do duhet më të paraqiten fizikisht pranë Postës apo përfaqësive diplomatike, por mund të drejtohen direkt tek faqja jonë e internetit dhe me dy-tri hapa shumë të thjeshtë, ata mund të pajisen me kuponin elektronik dhe më pas të procedojnë me aplikimin për dokumentet biometrike”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit