Forcat ruse sulmuan Ukrainën me një raketë balistike Iskander-M dhe 46 dronë të llojeve të ndryshme, duke përfshirë kamikazët Shahed, njoftoi Forcat Ajrore të Kievit në Telegram, duke shtuar se nëntë avionë pa pilot u rrëzuan dhe 31 dronë ranë në zona të hapura.
Rusia ka bërë të ditur se 23 dronë ukrainas u rrëzuan mbi rajonet Belgorod dhe Kursk. Banorët kanë shpallur tre ditë zie për 11 persona të vdekur dhe 9 fëmijë të vrarë nga raketat ruse.
Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur zemërimin e tij ndaj Rusisë dhe shprehet se nuk është i lumtur nga kjo situatë.
“Arsyeja se pse nuk po flasim për tarifat me Rusinë është sepse ne aktualisht nuk po bëjmë ndonjë biznes me Rusinë pasi ata janë në luftë dhe unë nuk jam i lumtur për atë se çfarë po ndodh me bombardimet sepse ata po bombardojnë si të çmendur, pikërisht tani ata janë duke bombarduar. Nuk e di se çfarë po ndodh atje. Nuk është një situatë e mirë. Ne po takohemi me rusët dhe me ukrainasit dhe kemi përparime, por nuk jam i lumtur me tërë ato bombardime që kanë ndodhur së fundmi, është kaq e tmerrshme. Është një gjë e tmerrshme”, tha Donald Trump.