-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Na hoqën një pjesë të zemrës”- Prindërit e Ilarias: Kalbeni në burg autorin

Kryesoret

Prindërit e Ilarias, studentes shqiptare që u vra në Itali, Flamur dhe Gëzime kërkojnë që autori i krimit të kalbet në burg. “Ai duhet të kalbet në burg përjetë. Atë që ai i bëri asaj, nuk ua bëjnë kafshëve. Vajza jonë nuk ishte objekt dhe ai e hodhi si të ishte një e tillë. Nuk ishte një triko, nuk ishte një palë këpucë, ishte njeri.

Jeta jonë, zemra jonë, engjëlli ynë. Ajo kishte aq shumë ëndrra, nuk u ndal kurrë. Ajo studionte për Statistikat Financiare, do diplomoje në tetor. E prisnim atë fundjavë. Vëllai i saj shkoi ta merrte në stacion, treni mbërriti dhe u largua përsëri dhe Ilaria nuk ishte aty. Ne u përpoqëm ta telefononim, por telefoni i saj ishte i fikur.

Aty kuptuam se diçka kishte ndodhur. Ata na hoqën një pjesë të zemrës, gjithçka. Vajza jonë është e mbyllur në një vend që nuk mund ta lërë më, nuk mund të kthehet në shtëpi, nuk do ta shohim më kurrë të hyjë në derë, të qëndrojë në dhomën e saj. Ajo na jepte forcë. Ne kemi për detyrë të sigurojmë që drejtësia të vihet në vend”, kanë thënë ata.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit