-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Silvio Gonzato: Të drejtat e fëmijëve janë themelore për integrimin

Kryesoret

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato u shpreh sot se një nga objektivat që duhet të arrihet deri në 2030 nga Shqipëria është ulja e numrit të personave që janë në rrezik varfërie. Ne, tha ai, e shikojmë garanci për fëmijët si një program kyç për të ofruar mbështetje të rinjve.

“Procesi i anëtarësimit nuk do të thotë vetëm miratim legjislacioni, por kërkon shndërrim të shoqërisë  në të gjitha aspektet e saj. Sipas negociatave për anëtarësim, të drejtat e fëmijëve janë pjesë e grup kapitullit themelor, ndërsa legjislacioni për arsimi dhe politikën sociale mbulohet nga grup kapitullit tre që shpresojmë të hapet së shpejti.

Vendet kandidate pritet që të krijojnë kuadrin e duhur për të krijuar mjedisin që lejon ecjen përpara të rinisë, duke ofruar studentëve aftësitë që i duhen edhe nga tregu i punës. Të krijohen më shumë mundësi dhe më shumë mundësi të barabarta për punësim me dinjitet.

BE është këtu për të shoqëruar të gjithë vendet kandidate nëpërmjet planit të rritjes. Mbështetja vjen edhe në mbështetje financiare për zbatimin e reformave. Konferenca e sotme një tjetër hap i rëndësishëm” tha ambasadori.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit