Ditën e sotme 27-vjeçari u gjet i pajetë pasi me 6 prill ai kishte humbur në mal të Pashtrikut në Has.
27-vjeçari Ajet Lleshi kishte dal në mëngjes për të mbledhur dru dhe në orët e pasdites familja e tij nuk kishte mundur që të komunikojë me të. Për shkak të motit të keq babi i tij dhe tre xhaxhallarët kishin dalë në kërkim të tij.
Menjëherë pas denoncimit, forcat e Policisë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorët e zonës, nisën kërkimet në terrenin e vështirë malor. Pas katër ditësh kërkime 27-vjeçari u gjet i pajetë.