Vazhdon breshëria e sulmeve të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës. Më shumë se 21 persona humbën jetën sot nga zjarri izraelit në Khan Younis dhe në qytetin e Gazës.
Al Jazeera Arabic raporton se një grua dhe dy burra u plagosën nga sulmi izraelit në perëndim të Khan Yunis, pranë spitalit Nasser.
Ndërkohë ditën e djeshme 45 persona humbën jetën, dhjetëra të tjerë u plagosën dhe 80 persona rezultojnë të zhdukur pas sulmit ajror izraelit në qytetin e Gazës, në lagjen Shejaya.