-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Futi në xhep 3 milionë Euro, merr fund arratia e 19-vjeçarit

Kryesoret

Një 19 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Durrës pasi ishte shpallur në kërkim për “krijimin e skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. I riu arrestohet në kuadër të operacionit “Skema” që ka nisur 6 muaj më parë e përmes të cilit është zbuluar mashtrimi kolosal i kryer nga 7 persona.

“Ata deklaronin të dhëna financiare fiktive të subjekteve që administronin apo ku ishin të punësuar, për të shmangur detyrimet tatimore. Kjo veprimtari kriminale dyshohet t’i ketë sjellë shtetit, rreth 3 milionë euro dëm ekonomik. 

Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thotë Policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit