-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Misteri i vdekjes së Ilaria Sulës, babai: Ajo nuk do kishte shkuar kurrë në shtëpinë e ish-it

Kryesoret

Prindërit e Ilaria Sulës e cila u vra nga ish i dashuri i saj filipinez Marks Samson kërkojnë drejtësi që të zbardhet e vërteta e krimit.

Flamur Sula, babai i Iliarias i pyetur në një deklaratë nga gazetarët nëse Mark Samson ka pasur bashkëfajtor u përgjigj: “Nuk dua të jem ai që do t’i drejtoj gishtin askujt, policia dhe prokurorët po punojnë. E vërteta do të dalë në shesh”.

Ai gjithashtu ka thënë se vajza e saj Ilaria nuk ka shkuar me dëshirë në shtëpinë e Mark Samson.

“Ajo nuk do të kishte shkuar kurrë në shtëpinë e ish-it të saj”, deklaroi Flamur Sula duke shtuar se: “Ilaria nuk shkoi kur ishin të lumtur bashkë, e shkoi kur u ndanë? Është absurde. Kush ishte Ilaria? Vetëm shikoni përreth, vetëm dëgjoni njerëzit të flasin. Ajo kishte aq shumë ëndrra, aq shumë ëndrra… donte të bëhej financiere. Më tha ‘ke një vajzë të mrekullueshme dhe duhet të jesh e lumtur për vajzën që ke’. Po bëhej gati të diplomohej në tetor”.

Ndërkohë Marks Samson u ka dërguar një letër familjes së Ilarias ku ka kërkuar falje për krimin e kryer.

Babai i Ilarias tha se “Të kërkojë falje? Jo tani, ndoshta pas 30 apo 40 vjetësh Nuk e prisnim letrën në këtë kohë. Ajo ishte e mrekullueshme”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit