-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plas sherri në Parlamentin grek: Në mëngjes qan viktimat dhe në darkë feston si kafshë

Kryesoret

Parlamenti grek është përfshirë nga tensione të forta mes deputetëve, pas daljes së hetimeve paraprake për tragjedinë me 57 viktima në Tempi, pas përplasjes së trenave.

Sipas mediave të huaja, debati në seancën plenare të Kuvendit nisi kur Zoe Konstantopoulou akuzoi deputetët e Demokracisë së Re për vrasjen e 57 viktimave të tragjedisë. Ndërsa Makarios Lazaridis i përgjigjet asaj duke i thënë se “në mëngjes dilni në kanale sikur vajtoni dhe në mbrëmje si një kafshë vallëzoni”.

Në diskutim u përmendën edhe botimet për letrat që dyshohet se ka dërguar Spyros Bibilas me firmën “karrota e tenderit”.

Pjesë nga diskutimi:

Z. Konstantopoulou: Unë ju përmenda emrat e 57 personave që keni vrarë dhe sot po shkelni në kujtesën e tyre. Dhe sot dukesh sikur je ti viktima.

C. Georgantas: Drejtojuni presidiumit dhe jo deputetëve, madje në mënyrë fyese

Z. Konstantopoulou: Po i drejtohem Dhomës së Përfaqësuesve.

Georgantas: Ndaloni ofendimet dhe kërcënimet

Z. Konstantopoulou: Kushdo që është fajtor ndihet i kërcënuar.

C. Georgantas: Keni dhënë dënime, sillni një skuadër pushkatimi dhe mbarojmë…

M. Lazaridis: Në mëngjes je vajtues dhe në mbrëmje je kafshë. Turp për të që na quajti vrasës. Në mëngjes del dhe qan dhe në mbrëmje kërcen në Zouganeli

Z. Konstantopoulou: po ata janë viktimat e tua. Me fashizmin tënd nuk do më mbyllësh gojën, ti që thua se nuk kam fëmijë. Stop fashizmit!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit