Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka premtuar se me ardhjen e tij në qeveri, korrupsionin do ta shpallë vepër të rëndë penale. Berisha tha se politika do të ndahet njëherë e përgjithmonë nga krimi.
“Kusht i gjitha kushteve, zero tolerancë ndaj korrupsionit. Korrupsioni, është ai që po varfëron e mjeron shqiptarët dhe zhyt në luks te papërmbajtur qeveritarët. Ai që lë sëmurët pa ilaçe. Është korrupsioni ai që detyron të rinjtë të largohen. Transparencë maksimale në çdoo qindarkë. Garantoj se korrupsioni do shpallet vepër penale e rëndë. Bajrët, Çelët dhe kjo racë kriminelësh, së bashku me ministrat e vetë kudo që ndodhen, do vendosen para ligjit. S’ do mund të kërcënojë kush më për votë. Do nxirren nga Parlamenti të gjithë çyrbet e tyre. Politika do ndahet një herë e përgjithmonë nga krimi. Pluralismi, kryefjala jonë. Media të lira, liri politike, janë standarte jetike për integrimin e Shqipërisë në Evropë.”, tha Berisha.