Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka çelur zyrtarisht fushatën elektorale. Adriatik Lapaj gjatë fjalës së tij në Vlorë ka prezantuar programin dhe tha se do të rijetësojnë ekonominë.
Lapaj tha se do të heqin DIVA-n nëse do të vijnë në pushtet dhe në Shqipëri do të ketë vetëm një taksë të sheshtë 10%.
“Pensionistët e këtij vendi pas këtyre zgjedhjeve pension nën 200 euro nuk do të kenë. Programi ynë parashikon minimum jetik dhe pagesë invaliditeti 200 euro.
Kemi një plan të qartë për ri jetësimin ekonomik të Shqipëri, ndër të cilat janë politikat fiskale. Ne do të heqim DIVA-n. Në Republikën e Shqipërisë do të ketë vetëm një taksë të sheshtë 10%.
Të gjitha ata që bëjnë xhiro vjetore deri në 200 milionë lekë, tatimin mbi fitimin do ta kenë zero. Duam që familja të vetëpunësohet. Nuk mund të ketë vend të pasur me njerëz të varfër. Të pasurojmë popullin, të pasurojmë republikën.”, tha Lapaj.