Dy vajza nga komuniteti LGBT+ kanë fituar një kërkesë për azil për të qëndruar në Britani pasi argumentuan se njerëzit në vendin e tyre janë homofobikë, raporton The Telegraph.
Sipas dokumenteve të gjykatës, gratë ishin rrëmbyer, sulmuar seksualisht dhe abuzuar fizikisht nga disa burra, pasi ishin parë duke u puthur në publik.
Avokatët e tyre theksuan se ekziston një lidhje e qartë mes orientimit të tyre seksual dhe faktit që ishin trafikuar, dhe se në Shqipëri viktimat e trafikimit shpesh fajësohen dhe stigmatizohen, duke pasur vështirësi në integrimin social dhe punësimin.
Gjykatësja Rebecca Chapman vlerësoi se gratë do të ishin të rrezikuara nëse do të ktheheshin në qytetin e tyre të lindjes, Shkodër. Ajo shtoi se edhe nëse do të përpiqeshin të zhvendoseshin në një pjesë tjetër të Shqipërisë, vendi është i vogël dhe i ndërthurur në mënyrë të tillë që siguria e tyre nuk mund të garantohej.