Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, Endri Shabani zhvilloi një takim në zonën e “Ali Demit”. Shabani u shpreh se duhet prishur rrjeti i merimangës që ka zaptuar Tiranën dhe Shqipërinë. Ai tha se kanë 6 nisma në mënyrë që të prishet rrjeti i merimangës.
“Si mund ta presim rrjetin e merimangës? Kemi një mision për të marrë 6 nisma. Kemi çuar në burg deputetë e ministra, duam ta shpërbëjmë këtë rrjet me këta nisma.
1.Në ekonomi do të anulojmë ligjin për kontrata strategjike.
2.Do të anulojmë e PPP
3.Vetëm dy mandate dhe largim
4.Decentralizimi i arsimit, drejtorët me meritokraci jo emërim
5.Sigurinë shëndetësore, me siguracion ku trajtohen të gjithë
5.Plan urbanistik me referendum, taksim zero për familjet e reja”, tha Shabani.