Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka treguar dy arsyet se përse seanca për konstituimin e kuvendit ka dështuar.
Krasniqi thotë se sipas tij arsyeja e parë është se koalicioni nuk e kishte shumicën e nevojshme parlamentare. Ndërsa e dyta ai thotë se është “insistimi” për të mbajtur postet qeveritare dhe për t’u betuar si deputetë.
“Larg manipulimeve dhe tymnajës që po tentohet të krijohet nga qeveritarët në largim, situata është më se e qartë. Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dështoi sot për dy arsye të vetme: E para: Koalicioni VV-Guxo-Alternativa nuk e kishte shumicën e nevojshme parlamentare, sepse vetëm 52 deputetë votuan sipas kërkesës së tyre. E dyta: Insistimi i tyre për të mbajtur pozitat qeveritare dhe njëkohësisht për t’u betuar si deputetë, pa dhënë dorëheqje zyrtare, është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Qeverinë, të cilin ligj e kanë hartuar vet.:”, thotë Krasniqi.
Më pas ai fton qeverinë që të japë dorëheqje zyrtare nga postet qeveritare, të vijnë menjëherë në seancë që ta konstituojnë kuvendit dhe pastaj të vazhdohet me fazat tjera për themelimin e qeverisë.