Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se strukturat vendimmarrëse të subjektit politik kanë mbështetetur propozimin e tij që Kujtim Shala të emërohet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës. Ndërsa Hykmete Bajramin për shefe të Grupit Parlamentar të LDK-së.
“Sot, para strukturave vendimmarrëse të partisë, kam propozuar Akademik Kujtim Shalën për nënkryetar të Kuvendit të Republikës, si dhe zonjën Dr. Hykmete Bajramin për Shefe të Grupit Parlamentar të LDK-së”, shkruan Abdixhiku në facebook.
Ai thotë se propozimi i tij është mbështetur nga Grupi Parlamentar dhe nga Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe të dy pozitat do të nominohen përkatësisht caktohen nga grupi ynë.
“Ju priftë e mbara e dalshi faqebardhë në këtë detyrë fisnike për shtëpinë tonë politike, votuesit tanë e popullin e Kosovës”, ka shkruar ai.