Ditën e sotme një grup turistësh spanjollë kanë mbetur të bllokuar në kanionin e nIvicës, në zonat në jug të Shqipërisë.
Pas disa orësh kërkime, forcat zjarrfikëse të Tepelenës kanë shpëtuar vetëm 4 turistë të cilët janë nxjerrë pa lëndime. Ndërkohë po vijon puna për nxjerrjen e 3 turistëve të tjerë spanjollë.
Ndërkohë në ndihmë kanë shkuar dhe forca policore nga Gjirokastra të pajisur me dron. Mendohet se turistët kanë ngecur në ujvarën e Poshtures në kanionet e Nivicës.