-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, kopshtari i resortit: Më thanë ‘ka vdekur njëri’, më kërkuan kazmë dhe lopatë

Kryesoret

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës ka kaluar 5 vite dhe ende nuk dihet se çfarë është bërë me trupin e tij.

Ditën e sotme në procesin gjyqësor nda Dritan Rexhepit, Gentian Doci Fuqniqit dhe të pandehurve të tjerë ka dëshmuar Festim Bexhdili kopshtari i restortit. Bexhdili ka treguar se i kanë kërkuar një kazëm dhe lopatë dhe nuk e di arsyen.

“Isha duke pastruar pishinën, kur erdhi një Range Rover i bardhë dhe u fut tek garazhi. Shkova t’i pyesja. Ishin 4 veta të armatosur. Nuk i njihja. Më kërkuan ujë dhe ju dërgova. Isha i frikësuar. Më thanë “ka vdekur njëri”. Më thanë ta kalojmë nga makina në makinë. Isha shumë i trembur, nga armët e tyre edhe se pashë një të vdekur. E kaluam nga Ranger në një Fiat Doblo, që e përdornim për furnizimet në kompleks. E zhvendosëm trupin.

Fytyrat i kishin zbuluar, por nuk i kujtoj. Njëri kishte tatuazhe. Pastaj më kërkuan edhe një kazmë e një lopatë. Nga gjuha mu dukën si nga veriu.

Aty erdhi pastaj Altin Hajri. Ai i shau dhe ju tha “c’doni këtu, po na merrni në qafë”. Ju kërkoi të ikin shpejt. Nuk e di c’bëri Altini pastaj.Nuk e di për çfarë i deshën kazmën e lopatën. Jua dhashë dhe ata i futën ne makinë. Pasi ata ikën unë shkova në shtëpi në Kavajë”, ka deklaruar Bexhdili.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit