Arrijnë në Shqipëri votat e para të diasporës. Votat do të vendosen në Parkun Olimpik rreth orës 19 të pasdites së sotme.
Numri i emigrantëve që e kanë dhënë votën deri tani janë 111, sipas kreut të komisionerit Ilirjan Celibashi.
Votuesit nga jashtë do kenë 3 ditë afat për të plotësuar fletën e votimit, e më pas për ta dorëzuar në postë.
Shpërndarja e fletëve të votimit do të bëhet në 85 shtete të botës.