-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta uron Pashkët: Nuk është vetëm festë, por dëshmia e triumfit të jetës mbi vdekjen

Kryesoret

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga qelia ka uruar besimtarët e krishterë për Pashkët. Meta shprehet se Pashka nuk është vetëm festë, por dëshmia e triumfit të jetës mbi vdekjen, të dritës mbi errësirën, të së mirës mbi të keqen.

“KRISHTI U NGJALL! VËRTET U NGJALL!

Gëzuar Pashkën e Madhe të gjithë besimtarëve të krishterë ortodoksë, katolikë, ungjillorë dhe mbarë popullit shqiptar!

Nga zemra uroj për sa më shumë mbarësi, paqe, dashuri, begati dhe lumturi në çdo familje shqiptare!

Bibla na mëson se: “Sikurse Krishti u ngjall prej së vdekurish me anë të lavdisë së Atit, kështu edhe ne të ecim në një jetë të re.”

Ndaj dhe Pashka nuk është vetëm festë. Por dëshmia e triumfit të jetës mbi vdekjen, të dritës mbi errësirën, të së mirës mbi të keqen.

Uroj që edhe kjo Pashkë të sjellë për të gjithë ngjallje të vërtetë të shpresës në zemrat tona për një të nesërme më të mirë, që me besimin në Zot patjetër do të vijë! Mot më mirë!

GËZUAR PASHKËN!”, shprehet Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit