-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gëzuar Pashkën

Kryesoret

Mijëra besimtarë të krishterë në mbarë vendin kremtojnë festën e Pashkës. Meshat u mbajtën mbrëmjen e djeshme në të gjitha kishat ortodokse. Në kryeqytet, meshat u mbajtën në Katedralen Katolike të “Shën Palit” dhe në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

Kremtimi u zhvillua me një meshë të drejtuar nga Kryepeshkopu u ri Imzot Joani, në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”. Në mesazhin e tij, Krypeshkopi Joan tha se dashuria është më e fortë se urrejtja dhe se shpresa jonë në Krisht është më e fortë se dëshpërimi.

Besimtarët ortodoksë, sipas traditës, morën dritën e qirinjve pas përfundimit të meshës për ta çuar atë në shtëpitë e tyre. Festimet do të vijojnë edhe sot. Kjo është festa me e rëndësishme e kalendarit të besimtarëve katolikë e ortodoksë që këtë vit e kremtojnë në një ditë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit