-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Papa Françesku vdiq

Kryesoret

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare Papa Françesku. Lajmi u njoftua nga mediat italiane rreth orës 10 të paradites së sotme. Në muajt e fundit Papa kishte probleme të rënda shëndetësore. Vdekja e tij u njoftua nga kardinali Kevin Farrell në një deklaratë të lëshuar nga Vatikani.

“Më të dashur vëllezër dhe motra, me dhimbje të thellë më duhet të njoftoj vdekjen e Atit tonë të Shenjtë Françesku. Në orën 7:35 të mëngjesit të sotëm, peshkopi i Romës, Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit, i cili e gjithë jeta e tij iu kushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij.

Ai na mësoi të jetojmë vlerat e Ungjillit me besnikëri, guxim dhe dashuri universale, veçanërisht në favor të më të varfërve dhe më të margjinalizuarve. Me mirënjohje të pamasë për shembullin e tij si dishepull i vërtetë i Zotit Jezus, ne e përgëzojmë shpirtin e Papa Françeskut në dashurinë e pafundme të mëshirshme të Zotit”, thuhej në deklaratën e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit