Ditën e djeshme një 15-vjeçar me iniciale V.P., u gjet i vetëvaruar pranë banesës së tij në fshatin Valare.
Prokuroria e Gjirokastrës ka njoftuar se nga hetimet nuk ka snjë prvë që i mituri të jetë ngacmuar apo bullizuar nga bashkëmoshatrët.
Hetimet e para kanë përfshirë këqyrjen e vendit të ngjarjes, ekspertimin mjeko-ligjor, sekuestrimin dhe analizimin e telefonit, kompjuterëve dhe materialeve shkollore të të miturit, si dhe marrjen në pyetje të personave që kishin dijeni për rrethanat.
Ndërkohë Prokuroria thotë se hetimet do të vijojnë me përparësi të alrtë për të zbardhur motivin dhe rrethanat që e kanë çuar të miturin të ndërmarrë këtë akt të rëndë.