-sidi education-spot_img
21.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Vdekja nuk mbaron gjithçka, diçka e re fillon”- Vatikani publikon foto të Papës

Kryesoret

Vatikani ka publikuar fotot e para të Papa Françeskut brenda arkivolit të tij, si pjesë e ritualit për të konfirmuar vdekjen e tij, siç kërkohet nga protokolli.

Sipas Vatican News, “gjatë ceremonisë në kapelën e Casa Santa Marta u lexua zyrtarisht shpallja e vdekjes. Akti u ratifikua nga Kardinali Farrell dhe procesi zgjati pak më pak se një orë.”

Trupi i Papës më pas pritet të transferohet në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku besimtarët do të kenë mundësinë të bëjnë nderimet e tyre. Kardinalët takohen për herë të parë sot, me synimin për të caktuar datat si për transferimin e trupit ashtu edhe për varrimin.

Sipas kushtetutës apostolike Universi Dominici Gregis, e cila përcakton procedurat pas vdekjes së një Pape, shërbimi funeral duhet të kremtohet “midis ditës së katërt dhe të gjashtë nga vdekja e tij”.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Vatikani, varrimi i Papa Françeskut do të bëhet të shtunën, më 26 prill.

Sipas mediave italiane dhe në veçanti agjencisë kombëtare të lajmeve ANSA duke cituar burime nga Vatikani, data më e mundshme për ceremoninë duket të jetë e shtuna, 26 prill.

“Vdekja nuk përfundon gjithçka, diçka e re fillon”. Është një fillim i ri, sepse me jetën e përjetshme – të cilën kushdo që e do e di tashmë në ekzistencën tonë tokësore, të përditshme – fillon diçka që nuk mbaron”, theksonte Françesku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit