-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kuvendi mblidhet sërish sot, Kurti s’i ka votat për kryetaren

Kryesoret

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot, në përpjekje për të vazhduar konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Në seancën e fundit të mbajtur të hënën, as për të tretën herë me radhë Albulena Haxhiu nuk i pati 61 votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit. Në mungesë të numrave, emri i saj nuk doli në votim.

Lëvizja Vetëvendosje ritheksoi se nuk kanë kandidat tjetër për kryekuvendar, përveç Albulena Haxhiut. Madje, deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, kërkoi marrëveshje politike për konstituimin e Kuvendit, mirëpo deri më tani nuk ka sinjale për ndonjë marrëveshje të mundshme mes subjekteve politike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit