Trupi i Papa Françeskut, i cili vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare, u transferua mëngjesin e sotëm nga Casa Santa Marta në Bazilikën e Shën Pjetrit për besimtarët për të bërë homazhe.
Trupi i Papës i shoqëruar nga kortezhi solemn, hyri në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku u prit me një duartrokitje të gjatë dhe prekëse nga besimtarët.
Ndërkohë, kambanat që bien në sheshin e Shën Pjetrit dhe antifoni i Psalmit 22, i kënduar në latinisht, shoqërojnë procesionin.
Tre ditë lutje, me orë të jashtëzakonshme hapjeje, për të lejuar të gjithë ata që dëshirojnë t’i bëjnë nderimet e fundit Atit të Shenjtë.
Varrimi do të bëhet të shtunën në mëngjes në orën 10:00.