-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vijon ‘fshesa’ e drejtorëve të Veliajt nga bashkia

Kryesoret

Një tjetër lëvizje raportohet se do të ndodhë në Bashkinë e Tiranës.

Pas shkarkimit të Toni Benit nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Bashkiake, Elona Lalaj Xhelilaj do të jetë pasuesja e kësaj detyre.

Xhelilaj pritet të emërohet Drejtuese e Policisë Bashkiake. Ky emërim duket të jetë pjesë e “fshesës” për largimin e njerëzve të Veliajt në Bashkinë e Tiranës.

Në detyrën e shefit të Policisë Bashkiake ishte komanduar Toni Beni i cili u shkarkua një muaj më parë. Ky i fundit njihej si një nga njerëzit e afërt të Veliajt në Bashkinë e Tiranës.

Pas përplasjeve për postin e nënkryetarit të Bashkisë ku Veliaj emëroi Sara Goxhajn të cilën Rama e shkarkoi duke emëruar të preferuarën e tij Anuela Ristani, tashmë dhe drejtuesi i ri i Policisë Bashkiake duket të jetë një preferencë e kryeministrit i cili “nga larg” po tërheq fijet e drejtimit të Bashkisë më të madhe në vend./ VNA.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit