-sidi education-spot_img
15.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasada e SHBA në Tiranë me sistem të ri për takimet e vizave

Kryesoret

Ambasada amerikane në Tiranë duke nisur nga 30 maj do të përdorë një sistem të ri për takimet e vizave.

Me shërbimin e ri, aplikantët për vizë do të marrin informacion për vizë, të paguajnë tarifat e aplikimit, të planifikojnë dhe të ndryshojnë datat e intervistave dhe të marrin shërbime për dorëzimin e dokumenteve.

Gjithashtu aplikanët për viza nuk do të jenë përkohësisht në gjendje të gjenerojnë fletëpagesa ose të bëjnë ndryshime në orar nga data 19-29 maj.

“Ju lutemi, vini re se të gjitha intervistat për viza joemigruese dhe emigruese që janë tashmë të planifikuara ose do të planifikohen përpara datës 19 maj 2025, do të mbeten të vlefshme edhe pas fillimit të sistemit të ri të takimeve për viza. Aplikantët për vizë duhet të planifikojnë të marrin pjesë në takimet e tyre në datat dhe oraret e planifikuara.”, thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit